11:43 | 06/05/2025

Rama miting në Korçë, pritet me këngë patriotike: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE!

Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate për qarkun dhe takimit me mbështetësit në Pogradec e Devoll, ai zbriti në kryeqendrën e verilindjes, ku u prit me një kolazh muzikor me motive patriotike dhe serenatash korçare nga grupi i qytetit

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës.

Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate për qarkun dhe takimit me mbështetësit në Pogradec e Devoll, ai zbriti në kryeqendrën e verilindjes, ku u prit me një kolazh muzikor me motive patriotike dhe serenatash korçare nga grupi i qytetit.

“Drejt finishit, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruante kryeministri në Facebook pak para takimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, në mitingun përmbyllës.

Para
 



Të Fundit