19:56 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Nis procesi i zgjedhjes së Papës së Ri, 133 kardinalët izolohen në Kapelën Sistine në Vatikan. Ja kur pritet tymi i parë…

18:41 | 07/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis procesi i zgjedhjes së Papës së Ri, 133 kardinalët izolohen në Kapelën Sistine në Vatikan. Ja kur pritet tymi i parë…

Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri pasditen e sotme Konklava në Kapelën Sistine në Vatikan, ku 133 kardinalë votues do të zgjedhin Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.

Para fillimit të votimit, do të dëgjohet fraza e njohur latine “extra omnes”, që do të thotë “të gjithë jashtë”, duke sinjalizuar nisjen e konklavës dhe izolimin e plotë të kardinalëve nga bota e jashtme. Gjatë gjithë procesit, atyre u ndalohet përdorimi i pajisjeve elektronike apo çdo forme tjetër komunikimi.

Në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri.

Sipas informacioneve që kanë dalë ditët e fundit, ndër emrat më të përmendur për fronin papnor është ai i kardinalit italian Pietro Parolin, ish-kryeministër i Vatikanit për 12 vjet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papës Françesku. Ai shihet si figurë që mund të ndërthurë prirjet progresiste me përfshirjen e klerikëve më konservatorë në drejtimin e Kishës.

Ndërkohë, me shanse të konsiderueshme për zgjedhje përmenden edhe Patriarku Latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, si dhe kardinali filipinas Luis Tagle. I pari njihet për qasjen e tij të moderuar dhe përvojën në dialogun ndërfetar, ndërsa i dyti është një ndjekës besnik i linjës së Papës Françesku.

Tymi i parë, i bardhë apo i zi, pritet rreth orës 19:00. Për të qenë i bardhë 89 kardinalë do të duhet të kenë votuar pro një emri për Papën e ri, një konsensus i cili duket i vështirë të arrihet në votimet e para. Proceset e votimit më pas do të vazhdojnë nesër, 2 paradite e 2 pasdite, deri sa shumica prej 2/3 të gjendet.

Pas

Berisha nga Korça: Djepi bosh, klasat pa nxënës janë mjerim për çdo shqiptar! Na duhen 100 ditë për të firmosur së bashku kthesën vendimtare

Para

Has/ Konflikti 10-vjeçar për pronën përfundon në vrasjen e 34-vjeçarit Rushit Sallahu

Para
Has/ Konflikti 10-vjeçar për pronën përfundon në vrasjen e 34-vjeçarit Rushit Sallahu

Has/ Konflikti 10-vjeçar për pronën përfundon në vrasjen e 34-vjeçarit Rushit Sallahu

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.