19:14 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

09:53 | 10/05/2025
në Kronikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Arrestohet i fshehur në Greqi 51-vjeçari i shumëkërkuar si anëtar i grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, i akuzuar si bashkëpunëtor edhe në vrasjen e tregtarit të makinave Besnik Hida, e kryer në vitin 2019 në qytetin myzeqar.

I arrestuari është Ardian Ahmetaj, i cili po vuante prej vitit 2020 një dënim në Greqi me 11 vite burgim për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, i dhënë nga Gjykata e Athinës. Policia e Shtetit konfirmoi sot (10 maj) operacionin e kryer në Pire dhe ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.

Operacioni është koduar “Wanted” dhe Ahmetaj ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Hida u vra teksa pinte kafe, kurse përveç Ahmetajt si autorë akuzohen edhe Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Motiv i krimit mendohet se është hakmarrja.

“Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprën penale “vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ai dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me të akuzuarin si kreu i organizatës kriminale, Laert Haxhiu, i arrestuar dhe ekstraduar po nga Greqia, dhe Orgest Bilbili, po i arrestuar dhe dënuar, kanë vrarë me armë zjarri Besnik Hidën.

“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri”, njoftoi policia.

Laert Haxhiu, Orgest Bilbilin dhe Ardian Ahmetaj të tre persona me precedëntë penalë, akuzohen se janë 3 autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Besnik Hida 6 vite më parë në Lushnjë. Policia e zbardhi vrasjen nga analizimi i qelizave telefonike, pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të reja.

Tregtari i makinave Besnik Hida, u ekzekutua teksa më 1 tetor 2019, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës mëngjesin e datës 1 tetor 2019. Vrasësit në atë kohë ishin me maska dhe përdorën një makinë të cilën ia kishin grabitur një çifti në Tiranë.

Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht më 11 tetor 2017 në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjës”, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Përgjatë 3 viteve në vijim 40-vjeçari vijonte të kërkonte drejtësi për nipin, por u eliminua edhe vetë.

Orges Bilbili, 33 vjeç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017-ës, bashkë me Anterio Kaloshin, ndërsa Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhej në burg në Greqi, i arrestuar në 2020-ën, si i dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese.

Pas

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Para

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Para
Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

 



Të Fundit

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.