19:39 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

11:48 | 10/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.03, të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.

 

 

Për sa më sipër, bazuar ne nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë;

2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe

3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë

Etiketa: itali
Pas

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

Para

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Para
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

 



Të Fundit

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

Vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi shpërthen për të dytën ditë radhazi

Një përpjekje e re për të arritur një pakt për ndotjen nga plastika

Shpërthimi i një predhe mortaje në Pakistanin veriperëndimor shkakton 5 të vdekur dhe 13 të plagosur

Vdes në vendin e punës në Itali 21-vjeçari nga Kosova

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.