08:51 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PS mblidhet sot në sheshin “Skënderbej”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, ju falenderoj për besimin

07:30 | 14/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS mblidhet sot në sheshin “Skënderbej”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, ju falenderoj për besimin

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit në zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku forca që ai drejton sipas projeksioneve të deritanishme ka fituar 83 mandate në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama falënderon qytetarët për besimin.

Ai bën me dije se do të mbajë një fjalim në orën 19:00 sot pasdite në sheshin “Skënderbej”.

“Duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falënderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë!”, shprehet Kryeministri Rama.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962 dhe kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42,21%. Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njoftoi në mesnatë se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim dhe ka përfunduar vetëm në qarkun Kukës.

Gjithashtu, po vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, PS ka marrë 733.149 vota, Koalicioni PD-ASHM 481.548 vota, Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet 49.393 vota, Partia Socialdemokrate 47.498 vota dhe Partia Mundësia 43.022 vota.

Etiketa: rama
Pas

Sherr me leva pas nje aksidenti te ‘Pallati me Shigjeta’

Para

PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

Para
PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

 



Të Fundit

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.