08:34 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

13:29 | 15/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kryeministri, Shqipëria dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Firmosja u bë në prani të kryeministrit Edi Rama, Kkryeministrit Sir Keir Starmer, Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Pirro Vengu dhe përfaqësues të lartë të dy qeverive.

Kjo deklaratë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve dhe synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, përmes kësja marrëveshjeje shprehin vullnetin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, investimeve dhe marrëdhënieve industriale, me synim rritjen e sigurisë kombëtare dhe nxitjen e inovacionit teknologjik dhe zhvilluar partneritete me prodhues britanikë për prodhimin e mjeteve ushtarake dhe kapaciteteve të tjera, përfshirë mbrojtjen ajrore tokësore dhe sistemet kundër dronëve.

Po ashtu përmes kësja marrëveshjeje, palët shprehin interesin për të eksploruar mundësitë për eksporte të përbashkëta të pajisjeve të mbrojtjes drejt vendeve të treta, me interes strategjik dhe krijuar baza për trajnime të përbashkëta dhe bashkëpunim ndërmjet Forcave të Armatosura të të dy vendeve.

Kjo marrëveshje nuk përbën një angazhim financiar apo ligjërisht detyrues për asnjërën palë, por vendos themelet për bashkëpunime të mëtejshme përmes marrëveshjeve të posaçme, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare. Ky zhvillim konfirmon angazhimin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për një partneritet të fortë në fushën e mbrojtjes, për stabilitet rajonal dhe siguri ndërkombëtare.

Pas

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

Para

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

Para
Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit, pasi goditi me grusht komisionerin, nipërit e tij i dhunojnë edhe familjen

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

 



Të Fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.