Ndërsa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët europianë, nga ana tjetër koalicioni opozitar që humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, është mbledhur për protestë, në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë, rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderve europianë.
Kjo ishte një protestë e paralajmëruar, por që policia nuk ka dhënë leje.
Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.
Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.
Gjithashtu një grup protestuesish bënë thirrje: E duam Shqipërinë me Sali Berishën.