05:59 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

07:58 | 17/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

Përfunduan dje punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e 47 liderëve europianë ku u diskutua mbi sfidat më të mëdha që po përballon kontinenti, përfshirë sigurinë, agresionin rus, emigracionin.

Në përfundim të punimeve Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen, e vendit mikpritës së presidencës së radhës, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përfaqësimit të përbashkët në strukturat e BE-së.

“U bëmë bashkë 54 anëtarë, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv dhe të hapur, për një Evropë të re. Kam vërtet kënaqësi të them që që nga fillimi, në Tiranë kemi një përkushtim për t’i mbajtur vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona. Jemi pjesë e një tregu 600 milionësh dhe na takon ta shndërrojmë këtë potencial në rezultate konkrete për vendin tonë,” u shpreh ai, duke vënë theksin tek ndërtimi i një “skuadre bashkërenduese” në zyrën e Presidentit të Këshillit Evropian.

 

Rama njoftoi gjithashtu se në samit u morën vendime konkrete për strukturimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të KPE-së.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen theksoi se situata gjeopolitike e ka bërë të domosdoshme forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës.

“Ky forum është shumë i rëndësishëm, sepse Europa po përballet me një sërë sfidash. Ju përmendët disa prej tyre. Ne jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt. Rusia po përpiqet të shkatërrojë rendin ndërkombëtar.

Riarmatimi i Europës duhet të jetë prioriteti ynë. Çështja numër një është siguria, dhe kjo vlen edhe për Ukrainën. Duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë përmes sanksioneve më të forta.

Ne përfaqësojmë një treg shumë të madh dhe duhet t’i japim fund varësisë nga nafta dhe hidrokarburet ruse”, u shpreh ajo.

Frederiksen konfirmoi se SHBA ka kërkuar një armëpushim 30-ditor në Ukrainë dhe sinjalizoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, mund të ndërmerren sanksione të reja kundër Rusisë, përfshirë në sektorët e naftës dhe energjisë.

Kryeministri Edi Rama mbështeti idenë për më shumë investime në mbrojtje, por theksoi se Europa nuk duhet të harrojë vlerat që e kanë dalluar gjithmonë.

“Nuk kam asgjë kundër, përkundrazi mbështes plotësisht idenë që Europa duhet të investojë më shumë në kapacitetet e saj të mbrojtjes. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me vetë identitetin e Europës, një kontinent që ka qenë gjithmonë përfaqësues i vlerave që të tjerët i kanë pasur zili. Edhe vetë BE është produkt i një ëndrre që dikur dukej fëmijërore, por ndodhi. Armiqtë historikë u bënë aleatë strategjikë.

Kemi një të ardhme që duhet ta mbrojmë. Duhet të punojmë në të dy drejtimet për mbrojtjen dhe për forcimin e vlerave europiane”.

Një tjetër prioritet diskutimeve të samitit të KPE-së ishte emigracioni, që në disa vende është pothuajse i pakontrolluar dhe me pasoja të shumta sipas kryeministres danaze Mette Frederiksen. Danimarka do të mirëpresë Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në vjeshtën e këtij viti. Të dy liderët shprehën besimin se ky proces do të forcojë më tej bashkëpunimin mes shteteve evropiane, përballë një realiteti global gjithnjë e më të ndërlikuar.

Pas

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

Para

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Para
Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.