Partia Socialiste ka ngushtuar diferencën në rezultatin e Lezhës me 406 vota, një arsye që ka bërë PD-në të kërkojë rinumërim, duke kontestuar rezultatin.
Demokratët, që gjatë gjithë ditës janë duke vijuar retorikën për kontestimin e rezultatit të diasporës pas humbjes së thellë në zgjedhje, kanë përsëritur ankesat e tyre dhe për Lezhën, por këtë radhë nga vendi i numërimit.
Gjatë momentit të numërimit të votave të Lezhës, ka qenë i pranishëm dhe drejtuesi politik i Lezhës, Ulsi Manja, i cili ka replikuar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
‘Shko numëroji ti votat’, dëgjohet t’i thotë Manja Celibashit.