12:10 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

17:58 | 18/05/2025
në Bota, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Dy  punëtorë shqiptarë të arrestuar në një shtëpi bari në Britani të Madhe janë dënuar me burg nga gjykata.

Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të dy 22 vjeç, kujdeseshin për një numër bimës kanabis që arrinte në rreth 900, në një ‘shtëpi bari’ në Eastbourne. Ata i ujisnin dhe përkujdeseshin për bimët, ku ndiznin dhe fiknin dritat në orare të ndryshme për të mos ngjallur dyshime.

Gjykatësi Martin Huseyin u tha të dy shqiptarëve, se ka shumë gjasa të dëbohen pas kryerjes së të paktën 40% të një dënimi prej 14 muajsh në burg.

“Shtëpia e barit’ në rrugën Maple u kontrollua nga një njësi taktike e policisë më 19 shkurt të këtij viti. Gjykatësi Huseyin e përshkroi operacionin si një aktivitet shumë të madh tregtar dhe tha se të dy shqiptarët ishin qartësisht pjesë e diçkaje shumë më të madhe.

Të dy jetonin në kushte të mjerueshme në atë njësi industriale dhe nuk kishin marrë asnjë pagesë.

“Sipas provave, asnjëri prej jush nuk bënte asgjë më shumë sesa punë të thjeshta, të nivelit më të ulët. Ju të dy jeni si rrotat e vogla të një makinerie shumë të madhe.”-tha gjykatësi 

Gjykata dëgjoi se ka shumë të ngjarë që të dy shqiptarët të punonin për të shlyer borxhe nga 3,000 deri në 5,000 paund ndaj trafikantëve që i kishin sjellë në Britani me varka të vogla.

Gjykatësi tha se të dy kishin dhënë histori të zakonshme për prejardhjen nga varfëria dhe përpjekjen për të dërguar para në shtëpi për shpenzime mjekësore të familjarëve.

“Është një histori që e dëgjojmë javë pas jave në këtë gjykatë. Ka shumë mundësi që po shlyenit trafikantë të paligjshëm që ju sollën në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo përforcon bindjen time se ka pasur një shkallë shfrytëzimi. Ju jeni rekrutuar, pa dyshim, për të ardhur në MB me shpresën për të përmirësuar jetën tuaj të varfër. Nuk kam dyshim se prisnit të përfitonit financiarisht, por me shumë gjasë nuk morët asgjë para se të arrestoheshit. Të tjerët përfituan shuma të mëdha nga 25-75 kg kanabis që ky vend mund të prodhonte në vit. Ishte një operacion i sofistikuar me gjithë pajisjet e nevojshme për një njësi të suksesshme prodhimi.”-tha gjykatësi. 

Policia gjeti 470 bimë në atë njësi industriale. Ekspertët thanë se ato mund të prodhonin tri të mbjella në vit dhe duhet të konsiderohen si një rritje e të paktën 900 bimëve në total.

Fidanë sjelleshin në njësi për t’u rritur e më pas thaheshin dhe paketoheshin në një vend tjetër, dëgjoi gjykata e Lewes-it.  Gjykatësi urdhëroi që droga dhe pajisjet të shkatërroheshin.

Pas

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Para

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Para
Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

 



Të Fundit

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, GJKKO shtyn me një muaj hetimet për Dogjanin! Deputeti i PD flet për 11 Majin: Duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, për…

Korçë/ Po bënte disa rregullime, prifti rrëzohet nga çatia e kishës! 63-vjeçari dërgohet për mjekim në spital

EMRI/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja e rëndë

Rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit! Altin Dumani: Po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapaj ‘dogji’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

“Grup i strukturuar kriminal”/ Apeli i GJKKO jep vendimin për Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin. Ja sa vite burg u dënuan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.