3-4% e problematikave të shikimit tek fëmijët që paraqiten në spitalin francez në QSUT, është e lidhur me strabizmin, një gjendje ku sytë nuk janë të drejtuar siç duhet dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuara. Në disa raste ai është lindur por mund të jetë edhe i fituar.
Mjekët oftamolog janë ato që përcaktojnë mënyrën e trajtimit të kësaj patologjie.
Mesatarisht 10 fëmijë në muaj i nënshtrohen ndërhyrjen kirugjikale.
Mjekja pohon se deri në moshën 9 vjeç, fëmijët me strabizëm përfitojnë nga kirurgjia përtej pamjes së jashtme. Ata orientohen në shërbimin spitalor nëpërmjet sistemit të referimit nga mjeku i familjes dhe ai specialist në poliklinika.