01:35 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Atentatet ndaj Keir Starmer, autoritetet akuzojnë një tjetër person për zjarrvënie

16:59 | 20/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentatet ndaj Keir Starmer, autoritetet akuzojnë një tjetër person për zjarrvënie

Policia në Britani ka akuzuar një person të dytë për zjarrvënie, pas konstatimit të një seri rasteve që kishin si objektiv prona të kryeministrit Keir Starmer në Londër. 

Shtetasi rumun Stanislav Carpiuc, 26 vjeç nga lindja e Londrës, akuzohet për zjarrvënie me qëllim vënien në rrezik të jetës së njerëzve, bëri të ditur të martën policia metropolitane. Ai u arrestua të shtunën në aeroportin Luton.

Personi i parë që u akuzua për zjarret, 21-vjeçari ukrainas Roman Lavrynovych, u paraqit në gjykatën e Londrës të premten e kaluar.

Gjatë seancës, ky i fundit nuk u vetëdeklarua ndaj tre akuzave që kanë të bëjnë me zjarrvënie dhe rrezikim të jetës së njeriut, por gjatë marrjes në pyetje nga policia i kishte mohuar ato.

Një tjetër person, 34 vjeç, u arrestua lidhur me ngjarjet ditën e hënë, në zonën e Çelsit, në perëndim të Londrës, nën dyshimin e komplotit për të kryer zjarrvënie, saktësoi policia metropolitane.

Identiteti i personit në fjalë nuk është bërë publik, por burimet shtuan se ai mbetet në gjendje arresti.

Akuzat e ngritura ndaj të tre arrestuarve lidhen me tre incidente të verifikuara ndaj shtëpisë private të kryeministrit Starmer në Kentish Town, në veri të Londrës, djegies së qëllimshme të një automjeti në të njëjtën rrugë dhe djegien e një prone ku ai kishte jetuar më parë në veri-perëndim të kryeqytetit britanik.

Për fat të mirë nga sulmet me zjarr nuk pati viktima apo të lënduar. Ato ndodhën mes datave 8 dhe 12 maj dhe kreu i qeverisë i cilësoi “sulm ndaj gjithë popullit britanik, demokracisë dhe vlerave për të cilat lufton Mbretëria e Bashkuar”.

Pas

Venezuela akuza Ekuadorit e Kolumbisë: Dërguan mafien shqiptare për të na sabotuar

Para

Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

Para
Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.