16:36 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

13:48 | 21/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Leoni XIV tha se situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme ndërsa bëri thirrje për hyrjen e ndihmës humanitare. Papa Leoni XIV, i cili u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në Konklavën e 8 majit, mbajti sot seancën e tij të parë me audiencë të përgjithshme pas marrjes së këtij pozicioni.

“Situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme”, tha Papa Leoni XIV në seancën e së mërkurës të papëve, që zakonisht mbahet në sheshin e Shën Pjetrit. Duke tërhequr vëmendjen ndaj vuajtjeve në Gaza, Papa tha: “Edhe njëherë e përsëris thirrjen time të përzemërt për t’u dhënë fund armiqësive dhe që ndihma humanitare të lejohet të hyjë me dinjitet, në mënyrë që këtij çmimi të dhimbshëm që paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët t’i jepet fund”.

Papa gjithashtu u kërkoi besimtarëve të luten për paqe çdo ditë, duke thënë se duhet të çarmatosin zemrat e tyre.

Ushtria izraelite shkeli armëpushimin dhe ndërmori veprime për pushtim të përhershëm të Gazës

Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit. Me rifillimin e sulmeve, 3.427 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, u vranë ndërsa 9.647 të tjerë u plagosën.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 53.573 ndërsa numri i të plagosurve në 121.688. Ushtria izraelite filloi zbatimin e planit të saj të sulmit i cili do të zgjerojë dhe do ta bëjë të përhershëm pushtimin në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

Sipas planit, ushtria izraelite do ta pushtojë përgjithmonë Rripin e Gazës dhe palestinezët do të dëbohen në “kampe përqendrimi” në jug të Gazës. Izraeli do të ofrojë ndihmë humanitare për palestinezët në kampet e përqendrimit “në mënyrë që ata të mbijetojnë”.

Ministrat izraelitë kanë njoftuar se kanë planifikuar të shkatërrojnë gjithçka që ka mbetur e paprekur në Rripin e Gazës dhe të dëbojnë palestinezët fillimisht në jug dhe prej aty në vende të tjera.

Pas

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Para

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Para
Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

 



Të Fundit

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.