13:53 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Goditen familjet mafioze kalabreze, rreth 100 të arrestuar në 15 qytete

19:27 | 21/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditen familjet mafioze kalabreze, rreth 100 të arrestuar në 15 qytete

Një operacion madhor antikrim është kryer të mërkurën në Itali, për arrestimin e 97 eksponentëve të mafies kalabreze.

Aksioni, i organizuar me nismë të Drejtorisë Rajonale të Antimafies, ka goditur familje mafioze prestigjioze të organizatës Ndrangheta, të akuzuara për krime të stilit mafioz, trafik ndërkombëtar droge, zhvatje, kërcënime, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje dhe shkëmbim të favoreve me klasën politike në Rexho Kalabria.

Sipas hetuesve, konsorciumi kriminal kishte monopolizuar një linjë trafiku narkotikësh pasi kishte krijuar një strukturë hierarkike të konsoliduar falë një aleance mes klaneve.

Operacioni, i koduar me emrin “Milenium”, përveç se në qytetin kalabrez u zbatua edhe në Milano, Monca, Brianca, Pavia, Nuoro, Bolonja, Kozenca, Katanxaro, Vibo Valentia, Romë, Rimini, Verona, Agrixhento dhe Torino.

Në të u përfshinë struktura të ndryshme ligjzbatuese, të cilat udhëhiqeshin nga Reparti i Operacioneve Speciale të karabinierëve, në bashkëpunim me Interpolin.

Gjatë operacionit u krye edhe sekuestrimi i disa kompanive restaurimi dhe ndërtimi, të konsideruara në pronësi të disa personave të hetuar dhe të përdorura për të favorizuar aktivitetet e paligjshme të organizatës.

Pas

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Para

Ministri Hasani në Sarajevë/Inauguron Ambasadën Shqiptare dhe forcon bashkëpunimin dypalësh

Para
Ministri Hasani në Sarajevë/Inauguron Ambasadën Shqiptare dhe forcon bashkëpunimin dypalësh

Ministri Hasani në Sarajevë/Inauguron Ambasadën Shqiptare dhe forcon bashkëpunimin dypalësh

 



Të Fundit

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.