21:18 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, reagon Netanyahu

09:37 | 22/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, reagon Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar për vrasjen e dy anëtarëve të ambasadës izraelite në Uashington, jashtë muzeut hebraik në kryeqytetin amerikan.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu është thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm antisemit në të cilin u vranë dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington”, shkroi zyra e kryeministrit në një deklaratë, duke shtuar se Netanyahu mori një përditësim të menjëhershëm mbi detajet e incidentit nga ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yehiel Leiter, duke shprehur mbështetjen e tij për të dhe të gjithë stafin e ambasadës.

Ndërkohë prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, foli me kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke i ofruar atij të gjitha informacionet e disponueshme mbi sulmin në Uashington që vrau dy punonjës të ambasadës izraelite, duke theksuar se Presidenti Donald Trump ishte i përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e incidentit dhe se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen për ta sjellë autorin e sulmit para drejtësisë.

Në një konferencë për shtyp shefja e policisë së Uashingtonit, Pamela Smith, tha se viktimat, një çift i ri, po dilnin nga muzeu, i cili po organizonte një aktivitet, kur u qëlluan për vdekje, rreth orës 9 të mbrëmjes me orën lokale. Autori i cili ndodhet tashmë në paraburgim, bërtiti “Liri Palestinës”, shtoi ajo. Policia e Uashingtonit dhe FBI-ja po hetojnë incidentin. Zyra e FBI-së në Uashington tha se nuk kishte “asnjë kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike”.

Dyshohet se vrasësi veproi i vetëm. “Ne besojmë se të shtënat u kryen nga një individ i vetëm. I dyshuari ishte parë vazhdimisht duke ecur para muzeut para të shtënave. Ai iu afrua një grupi prej katër personash, nxori një pistoletë dhe hapi zjarr, duke qëlluar viktimat”, ​​tha Smith.

Pas

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë! Letër në PE: Sanksionet e mëparshme nuk kanë sjellë rezultate

Para

Gjermania “blindon” krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani

Para
Gjermania “blindon” krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani

Gjermania "blindon" krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.