Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja. Sipas burimeve nga grupi hetimor, hetimet po avancojnë në drejtimin e duhur dhe kanë ndihmuar në hedhjen dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit.
Dy personat e shpallur në kërkim dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e logjistikës së nevojshme për autorët e krimit, përfshirë edhe mjetin që u përdor për realizimin e atentatit. Sipas hetuesve, autorët e dyshuar të ekzekutimit janë dy individë të tjerë, ndërsa bashkëpunëtorët kanë vepruar për të krijuar kushtet që vrasja të kryhej pa lënë gjurmë.
Pista kryesore e hetimit lidhet me përfshirjen e viktimës në aktivitete të shumta kriminale gjatë viteve të fundit. Ermir Dedja, një emër i njohur për policinë jo vetëm në nivel lokal, dyshohet se ishte objekt i larjes së hesapeve në botën e krimit.