19:00 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

11:23 | 22/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Një akt i egër antisemitizmi. Kështu po cilësohet vrasja e dy punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington, pranë një muzeu hebraik në kryeqytetin amerikan. Mediat lokale bëjnë me dije se një prej dy viktimave ishte diplomat izraelit.

Gjatë të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur edhe disa pjesëtarë të tjerë të stafit të ambasadës. Për vrasjen e dyfishtë është arrestuar një 3-vjeçar nga Çikago, i identifikuar si Elias Rodriguez. Siç bënë me dije autoritetet, një çift i ri po dilte nga muzeu ku po mbahej një event për të ndihmuar banorët e Gazës, kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 21 të mbrëmjes.

Agresori i dyshuar u dëgjua të thërriste “Palestina e lirë”. Ngjarja po hetohet nga policia e Uashingtonit dhe FBI-ja, që do të zbulojnë nëse ka lidhje të mundshme me terrorizmin: “Besojmë se vrasja është kryer nga një i dyshuar i vetëm, i cili është tani i arrestuar. Përpara të shtënave, i dyshuari u pa duke ecur para dhe pas muzeut. Ai iu afrua një grupi prej katër personash, nxori një pistoletë dhe hapi zjarr, duke i qëlluar dy viktimat. Pas të shtënave, i dyshuari hyri në muze dhe u ndalua nga forcat e sigurisë. Ai thërriti “Palestina e lirë” ndërsa shoqërohej nga policia”.

Kreyministri izraelit Benjamin Netanjahu e cilësoi aktin si frut të urrejtes së egër kundër Izraelit dhe njoftoi se ka urdhëruar shtim të masave të sigurisë në të gjitha misionet diplomatike nëpër botë. Po ashtu, Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i hidhëruar nga sulmi, të cilin e quajti akt të qartë antisemitizmi.

“Këto vrasje të tmerrshme të bazuara tek antisemitizmi duhet të marrin fund tani. Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”, deklaroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Pas

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

Para

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Para
Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

 



Të Fundit

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Ambasada e ShBA mbështet Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë me Akreditimin e Parë Ndërkombëtar

“Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?, Gazment Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë…

Presidenti Bajram Begaj në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, zhvillon takim me shqiptarët në Philadelpia

Takimi në Janinë, Spiropali me homologun grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri ndërtojnë ura miqësie mes 2 vendeve

Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.