15:10 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

14:03 | 22/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Kallas deklaroi se dëshiron që të shohë progres në rrugën e Serbisë drejt unionit.

Por për këtë është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të zbatojnë reformat e nevojshme dhe të sqarojnë drejtimin strategjik të vendit, teksa vetëm pak ditë më parë kreu i shtetit serb mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

“Ky përparim arrihet më së miri duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe duke qëndruar besnik ndaj parimeve demokratike”, tha Kallas në “X”.

Diplomatja europiane e nisi vizitën që të mërkurën në Beograd, ku u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dialogu me Prishtinën.

Në një reagim, Vuçiç tha se Serbia është e angazhuar për një dialog konstruktiv nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, por krijimi i Asociacionit mbetet kusht.

“I kujtova se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është vetëm një detyrim i dakorduar, por edhe një kusht paraprak për përparim të mëtejshëm në dialogun dhe çdo normalizim të marrëdhënieve”,  shkroi Presidenti i Serbisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë para nisjes në Kosovë, ku do të zhvillojë po ashtu një vizitë, Kallas në një tjetër reagim tha se “dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara”. Sipas saj, koha për t’u “riangazhuar” në këtë proces është tani.

Pas

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Para

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Para
Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

 



Të Fundit

Drejt finales së Champions, Totti: Në këtë ndeshje jam tifoz i Interit

Kryeministri izraelit akuzon Starmer dhe liderët perëndimor, Netanyahu: Jeni në anën e gabuar të historisë! Po inkurajoni Hamasin të luftojë përgjithmonë

Kallas mbyll në Mitrovicë vizitën në Kosovë: Erdha për të parë me sytë e mi situatën

Moti i keq, shkatërrim në jug të Francës! Viktima e të zhdukur/ Goditet dhe Australia

Skandal në Korenë e Veriut, anija luftarake fundoset para syve të Kim Jong-un: Akt kriminal!

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Nuk ka kontestime, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në këto zona

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.