20:00 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK sekuestron pasuri në “Kodrën e Diellit” të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës, vijon hetimi për korrupsion dhe fshehje pasurie

17:04 | 22/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK sekuestron pasuri në “Kodrën e Diellit” të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës, vijon hetimi për korrupsion dhe fshehje pasurie

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një pronë të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Prona e sekuestruar ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Sipas SPAK, nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Njoftimi zyrtar i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:

Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Pas

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Para

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

Para
Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

 



Të Fundit

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.