03:42 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

20:15 | 22/05/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Bashkimi Europian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkueseve që i kishte vendosur Kosovës dy vite më parë pas tensioneve në katër komunat veriore.

Lajmi u dha nga Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas në nisje të vizitës së saj në Kosovë.

Kallas nuk dha detaje se cilat janë masat konkrete që do të largohen fillimisht apo se kur ato do të hiqen plotësisht, por e lidhi procesin me zhvillimet në veri.

“Mund të njoftoj se BE ka filluar të heq gradualisht masat që kanë hyrë në fuqi në qershor të vitit 2023. Vendimi hap derën për mundësi të reja për zhvillimin e Kosovës dhe lidhjet me Europën. Por është i rëndësishëm de-eskalizimi në veri. Ndalimi i strukturave që mbështeten nga Serbia në veri minon përpjekjet për de-eskalim”, tha Kallas.

Kallas konfirmoi se Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të dy popujve.

Ajo dha garanci se është e gatshme të përfshihet në këtë proces por fillimisht palët duhet të ulen në tryezë për të diskutuar se si duhet të vazhdohet përpara.

“Prioritet kyç mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Jeni partnerë të barabartë në tryezë. Si Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian do të mbështes procesin. Për ata që dyshojnë në proces dua t’ju bëj të qartë se normalizimi i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet për njerëzit në këtë rajon. Stabiliteti bazohet në dialog dhe jo në konfrontim”, shtoi ajo.

Kallas nxiti partitë në Prishtinë që të zgjidhin ngërçin politik dhe të krijojnë institucionet e reja në mënyrë që të përfitojnë edhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

“Situata aktuale politike po mban Kosovën mbrapa. Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë është kyç për rritjen e stabilitetit të Kosovës dhe të ardhmen europiane. Inkurajoj të gjithë aktorët politike të punojnë me njëri tjetrin dhe komunitetet e tjera në Kosovë. BE-ja është gati t’ju mbështesë por liderët politikë duhet të lënë anash ndarjet dhe të prioritizojnë të ardhmen e Kosovës”, tha Kallas.

Kallas tha se Kosova duhet të përfitojë nga Plani i Rritjes së BE-së por fillimisht duhet të dorëzojë axhendën e reformave.  Gjithashtu, përmendi anëtarësimin e Kosovës në Union por shtoi se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë proces dhe se janë të nevojshme reformat.

Pas

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

Para

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

Para
Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.