03:28 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

21:20 | 22/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi se po punohet për një raund të ri negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës, por vetëm Kievi duket më i nteresuar për këtë dhe jo Moska.

Sipas numrit një të Qeverisë Italiane, Vatikani është i gatshëm të presë raundin e dytë pas atij të Stambollit, me shpresën se kësaj here do të ketë një armëpushim, për të shkuar më pas në një zgjidhje të konfliktit.

“Po punohet për një raund të ri negociatash dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është të falënderojmë Presidentin Zelensky dhe qeverinë ukrainase, të cilët kanë demonstruar në javët e fundit vullnetin e tyre të sinqertë për të kërkuar paqe duke pranuar negociatat. Nga ana tjetër, nuk kemi parë ndonjë hap konkret nga Rusia për momentin. Ia vlen ta kujtojmë këtë për të çmontuar një narrativë të caktuar sipas së cilës rusët ishin të gatshëm për paqe” – u shpreh Kryeministrja Giorgia Meloni në deklaratat për shtyp me Mette Frederiksen, Kryeministren e Danimarkës.

“Përtej datave dhe vendeve, përparësia që duhet arritur është që të ketë negociata serioze, në të cilat të gjithë bashkëbiseduesit duan të demonstrojnë gatishmërinë dhe dëshirën e tyre për të ecur përpara. Ky është thelbi i punës që duhet të bëjmë tani, për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, e cila nuk mund të injorojë garancitë e sigurisë për Ukrainën” – përfundoi Meloni.

Pas

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Para

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Para
Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.