00:48 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kurti pret në darkë Kaja Kallas, i kërkon ekstradimin e Radoiçiç nga Serbia

09:29 | 23/05/2025
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti pret në darkë Kaja Kallas, i kërkon ekstradimin e Radoiçiç nga Serbia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.
Kryeministri theksoi se Kosova, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së. Kryeministri e falënderoi Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht dhe theksoi që Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë darkës së shtruar nga kryeministri, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.
Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ndërkohë që rikujtoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se kryeterroristi Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.
Kryeministri Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Pas

G7 arrin marrëveshje historike për “çekuilibrat ekonomikë” globalë, shmang përplasjen mbi tarifat amerikane

Para

‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

Para
‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.