01:54 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë/ 63-vjeçari italian vdes 4 ditë pas operacionit në një klinikë dentare, ndërroi jetë në spital! Pyetet administratori dhe dentisti

11:32 | 24/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë/ 63-vjeçari italian vdes 4 ditë pas operacionit në një klinikë dentare, ndërroi jetë në spital! Pyetet administratori dhe dentisti

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe paraprakisht shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve.

Burime bëjnë me dije se italiani ka qenë me kancer në mëlçi dhe klinikës ku ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në dhëmbë, dyshohet se nuk ia ka thënë këtë informacion. Por gjithsesi, do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se i moshuari italiane, i identifikuar me inicialet D.S., është paraqitur për mjekim në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.

“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës”, njofton policia.

Ky është rasti i dytë brenda harkut kohor të dy ditëve që një tjetër pacient vdes pas një ndërhyrje kirurgjikale. Kujtojmë se më 22 maj, Valbona Xha Zejno, një tjetër paciente ndërroi jetë në Durrës pas një operacioni për ngushtim stomaku në në spitalin privat “Villa Alba”.

Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.

Pas

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

Para

Liderët e BE, u kthyen në “fëmijë” në nisje të Samitit/ Erdogan për videon e Ramës: Inovacion domethënës, Turqia synon të ndjekë të njëjtin shembull

Para
Liderët e BE, u kthyen në “fëmijë” në nisje të Samitit/ Erdogan për videon e Ramës: Inovacion domethënës, Turqia synon të ndjekë të njëjtin shembull

Liderët e BE, u kthyen në “fëmijë” në nisje të Samitit/ Erdogan për videon e Ramës: Inovacion domethënës, Turqia synon të ndjekë të njëjtin shembull

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.