03:50 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

10:53 | 25/05/2025
në Kronikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion, duke bërë të mundur ndalimin e një 31-vjeçari të dyshuar për disa vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në informacionet nga inteligjenca policore, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin:

Arlind Kajoshi, 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprat penale:

  • “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;
  • “Kanosja”, kryer në bashkëpunim;
  • “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se A. K. dyshohet se është përfshirë në një konflikt të ndodhur më 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, lidhur me një mosmarrëveshje për vendparkimin e automjeteve. Gjatë këtij konflikti është goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasi V. B.

Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të dyshuar në këtë ngjarje, S. H., 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/05/WhatsApp-Video-2025-05-25-at-10.49.51-AM.mp4
Pas

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Para

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Para
Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.