17:37 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

18:28 | 25/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Një vajzë adoleshente ndodhet në gjendje kritike në spital pas një zjarri të rëndë në veri-perëndim të Londrës, ku humbën jetën nëna, motra dhe dy vëllezërit e saj.

Policia Metropolitane ka njoftuar se një burrë 41-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe ndodhet ende në paraburgim, ndërsa kanë nisur hetimet për vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën Stonebridge të Brent-it, ku zjarri përfshiu dy banesa. Viktimat janë një grua 43-vjeçare, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem të moshave tetë dhe katër vjeç.

Një vajzë tjetër 13-vjeçare nga e njëjta familje ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një grua 71-vjeçare e familjes që gjithashtu pësoi lëndime nga zjarri, ka dalë nga spitali pas trajtimit.

Dëshmitarët raportuan se familja është me origjinë pakistaneze dhe kishin jetuar prej vitesh në rrugën Tillett Close. Shërbimi i Zjarrfikësve të Londrës tha se nëna dhe një nga fëmijët u shpëtuan nga kati i dytë i banesës, por, për fat të keq, vdiqën në vend nga plagët e rënda. Dy fëmijët e tjerë u gjetën të pajetë brenda shtëpisë gjatë përpjekjeve të zjarrfikësve për të përballuar flakët.

Buzë banesës së djegur, qytetarët vendosën trëndafila dhe një arush lodër blu në shenjë zie dhe solidariteti me familjen.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur,” u shpreh Cecilia Marquis, 60 vjeçe, një fqinje e cila ishte dëshmitare e zjarrit.

Policia ka nisur një hetim të plotë për shkaqet e zjarrit dhe ka konfirmuar se është trajtuar si një ngjarje e dyshuar për vrasje të shumëfishtë.

Pas

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

Para

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Para
Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

 



Të Fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

Raporti/ INSTAT: Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

Perugia/ Dy shqiptarë arrestohen me mbi gjysmë milioni euro drogë

AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin për të vrarë 350 ekzemplarë

Thirret konferenca e kryetarëve, rinis ditën e enjte Parlamenti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.