18:10 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pako 6”/ Kapen në Rinas 19.4 kg cannabis e ardhur nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari nga Tepelena

11:44 | 26/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pako 6”/ Kapen në Rinas 19.4 kg cannabis e ardhur nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari nga Tepelena

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Pako 6”, duke goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike me përqindje të lartë THC drejt Shqipërisë.

Një 39-vjeçar nga Tepelena u arrestua në flagrancë në Aeroportin e Rinasit, pasi u kap me një valixhe që përmbante 19.4 kilogramë Cannabis Sativa, të ardhur nga Tajlanda. Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni nga Drejtoria për Hetimin e  Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të  zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë  të lartë THC.

Pas informacioneve të siguruara nga   Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë  Kriminale  në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar  “Pako 6”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dhimitër Shehu,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.

39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Sylvinho flet në prag të sfidave me Serbinë e Letoninë: Mendojmë vetëm për futboll, të ruajmë identitetin tonë

Para

Gjyqi në GJKKO/ Bardh Spahia: Çështje e stisur politikisht që të dëmtohej PD para zgjedhjeve

Para
Gjyqi në GJKKO/ Bardh Spahia: Çështje e stisur politikisht që të dëmtohej PD para zgjedhjeve

Gjyqi në GJKKO/ Bardh Spahia: Çështje e stisur politikisht që të dëmtohej PD para zgjedhjeve

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.