02:43 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon ashpër MPJD

15:37 | 26/05/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon ashpër MPJD

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar paraditen e sotme nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë, teksa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas të cilës menjëherë pas ndalimit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka informuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd.

Në të njëjtën kohë, MPJD ka informuar edhe përfaqësitë diplomatike të këtyre shteteve dhe Zyrën e BE-së në Kosovë. Ministria ka nisur procedurat për sigurimin e informacioneve të plota dhe zyrtare rreth ndalimit të Agushollit.

Në reagimin e saj, MPJD e ka cilësuar ndalimin si një veprim arbitrar dhe represiv, që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ajo i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit.

“Praktika të tilla përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve themelore të lirisë së lëvizjes dhe janë të papranueshme për një shtet që aspiron integrimin evropian,” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Ministria ka siguruar se do të mbajë të informuar opinionin dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast.

Pas

“Zgjedhjet nuk do të njihen”, Berisha tregon rrugën që do të ndjekë PD për të kontestuar 11 majin

Para

Trump po mendon t’i tërheq 3 miliardë dollarë nga financimi i Harvardit dhe t’ia jap shkollave tregtare: Investim i madh për SHBA-të

Para
Trump po mendon t’i tërheq 3 miliardë dollarë nga financimi i Harvardit dhe t’ia jap shkollave tregtare: Investim i madh për SHBA-të

Trump po mendon t'i tërheq 3 miliardë dollarë nga financimi i Harvardit dhe t'ia jap shkollave tregtare: Investim i madh për SHBA-të

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.