19:14 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001

15:48 | 26/05/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar për mospranimin e asnjë shqiptari në radhët e policisë serbe. Në një postim në Facebook kreu i këtij Këshilli Enkel Rexhepi shprehet se “në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, e ka cilësuar këtë si një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore të Serbisë.

“Kjo situatë është një rikthim i qartë në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga strukturat shtetërore, përfshirë edhe policinë. Mospërfshirja e shqiptarëve nuk është vetëm padrejtësi, por shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për bashkëjetesën”, thuhet në postimin e kryetarit Rexhepi.

Ai kujtoi se pikërisht “24 vjet më parë u nënshkrua Marrëveshja e Konçulit, e cila parashikonte integrimin e shqiptarëve në jetën publike dhe krijimin e një policie multietnike në Luginën e Preshevës. Në vitet 2002–2004, u arrit një përfshirje e konsiderueshme e shqiptarëve në forcat policore, por që nga ajo kohë, procesi është ndalur tërësisht”.

KKSH paralajmëron se, “nëse ky trend vazhdon, me daljen në pension të kuadrove ekzistuese shqiptare dhe mungesën e pranimeve të reja, Luginës së Preshevës i kanoset një zbrazje e plotë e përfaqësimit shqiptar në polici”.

Këshilli ka bërë thirrje për rikthimin urgjent të programit të policisë multietnike, si e vetmja mënyrë për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe proporcional në përputhje me kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare dhe planin 7-pikësh për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Pas

“Asnjë bashkëpunim me Vertëvendosjen”, PDK hedh poshtë zërat për krijimin e qeverisë me Kurtin

Para

Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë, dyshohet të jetë i qëllimshëm

Para
Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë, dyshohet të jetë i qëllimshëm

Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë, dyshohet të jetë i qëllimshëm

 



Të Fundit

“U përpoqa ta shpëtoja Iranin”/ Trump: Nuk jam i sigurt nëse bisedimet do të mbahen…

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

Iran, ngrihet flamuri i kuq në xhaminë kryesore. Sinjal për hakmarrje pas sulmeve të Izraelit

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Anulohen të gjitha fluturimet nga Izraeli në Shqipëri, Tel Avivi sugjeron 5 masa emergjente

Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

Shtyhet konferenca e OKB-së për Francën dhe Arabinë Saudite, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran: Po godasim lançuesit e raketave dhe infrastrukturën

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj deputetit të “Listës Serbe” për sulmet ndaj gazetarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.