21:58 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DEFENDER 25 /Publikohet programi mediatik për aktivitetet ushtarake në Shqipëri

17:04 | 26/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DEFENDER 25 /Publikohet programi mediatik për aktivitetet ushtarake në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar programin mediatik të stërvitjes ndërkombëtare DEFENDER 25, ku Shqipëria është një nga vendet pritëse të këtij angazhimi të rëndësishëm ushtarak të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s.

Programi përfshin disa aktivitete të rëndësishme që do të ndjekin faza të ndryshme të stërvitjes në terren:

1. Më 27 maj, në orën 04:30, do të nisë lëvizja e trupave nga Zall-Herri drejt zonës së dislokimit në Bizë, ku do të zhvillohen ushtrime intensive ushtarake. Mediat e Ministrisë së Mbrojtjes do të realizojnë xhirime dhe foto nga ky moment. Pamjet do të shpërndahen në rrugë zyrtare nga Ministria.

2. Më 5 qershor, në orën 10:00, do të zhvillohet një incident stërvitor (operacion imbarkimi) në Portin e Durrësit. Ky aktivitet do të jetë i hapur për përfaqësuesit e mediave, pas përfundimit të procesit të akreditimit.

3. Më 7 qershor, në orën 10:00, në Bizë do të zhvillohet prova gjenerale e një prej skenarëve të stërvitjes, e hapur për ndjekje nga afër nga përfaqësuesit e akredituar të mediave.

Gjatë ndjekjes së këtyre aktiviteteve, gazetarët do të kenë mundësi të realizojnë intervista me ushtarakë pjesëmarrës, përfshirë ushtarë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe ushtarakë amerikanë me origjinë shqiptare që shërbejnë në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.

Procesi i akreditimit mediatik do të njoftohet 2 ditë përpara çdo eventi nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Pas

Libohovë /Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit në VGB të Bashkisë Libohovë

Para

Zelensky telefonon Ramën, zbardhen detaje nga biseda

Para
Zelensky telefonon Ramën, zbardhen detaje nga biseda

Zelensky telefonon Ramën, zbardhen detaje nga biseda

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.