Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në njoftimin e saj, Osmani bëri të ditur se në këtë takim u diskutua rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rolit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe në përpjekjet për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët.
Reagimi i plotë i Presidentes Osmani:
“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë, si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”. thuhet në reagim.