14:22 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dritan Gjika, lider i mafies shqiptare në Ekuador

20:44 | 26/05/2025
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dritan Gjika, lider i mafies shqiptare në Ekuador

Një nga figurat më të kërkuara të krimit të organizuar shqiptar, Dritan Gjika, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një operacion të koordinuar ndërkombëtar mes Njësisë Kombëtare të Interpolit në Ekuador, autoriteteve në Abu Dabi, Spanjës, dhe me mbështetjen e programit PAcCTO 2.0.

Dritan Gjika, 47 vjeç, i njohur si lider i një organizate të fuqishme kriminale që vepronte në Ekuador dhe Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar me dy njoftime të kuqe të Interpolit për veprat penale të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Sipas të dhënave të autoriteteve të migracionit, Gjika ka hyrë për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë të përkohshme turistike, për t’u bërë më pas një ndër krerët më të kërkuar të krimit të organizuar në vend.

Organizata që ai drejtonte ishte strukturuar në nivele të ndryshme: drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që operonin përmes kompanive të ligjshme, me qëllim fshehjen e aktivitetit kriminal dhe pastrimin e të ardhurave. Hetimet kanë zbuluar se rrjeti kriminal përfshinte edhe punonjës portualë që ndihmonin në kontaminimin e kontejnerëve me lëndë narkotike, duke përdorur metodën e njohur si “grepi i verbër” (“gancho ciego”).

Në 6 shkurt 2024, pas një kontrolli në një banesë luksoze në Guayaquil, Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit të Ekuadorit e identifikoi zyrtarisht.

Pas

Incidenti në veri, ekspertët: Policia e Kosovës, cak i luftës hibride

Para

Librazhd/Humb jetën 57-vjeçari gjatë punës në minierën e kromit në Katjel

Para
Librazhd/Humb jetën 57-vjeçari gjatë punës në minierën e kromit në Katjel

Librazhd/Humb jetën 57-vjeçari gjatë punës në minierën e kromit në Katjel

 



Të Fundit

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Macron kërkon qëndrim kolektiv kundër Izraelit: Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik

Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

Ankesat e PD mbajnë ‘peng’ shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! ‘Provat’ në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj

AKU mbyll kopshtin e Gramshit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.