04:32 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përplasja e makinës me turmën e njerëzve në Liverpul, policia: Nuk ishte sulm terrorist!

09:20 | 27/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja e makinës me turmën e njerëzve në Liverpul, policia: Nuk ishte sulm terrorist!

Akti i Liverpulit nuk hetohet si akt terrori, tha policia.

Një person duke ngarë me shpejtësi makinën mësyu të hënën mes turmës së tifozëve që festonin fitoren e skuadrës së tyre. Shumë vetë u plagosën.

Pas plagosjes me automjet të mjaft njerëzve, kur ai mësyu masën e njerëzve në Liverpul, policia nuk e kategorizoi aktin si “terrorist”. Këtë e deklaroi zëvendëspresidentja e policisë së qarkut administrativ, Jenny Sims. Autoritetet e shohin sulmin si një “incident të izoluar”. Sims tha se nuk po zhvillohen kërkime për “persona të tjerë në këtë drejtim”.

Shumë njerëz u plagosën, kur një automjet me ngjyrë të errët depërtoi mes turmës së njerëzve duke përplasur shumë vetë të hënën (26.05.) në mbrëmje, mes tyre edhe një fëmijë. Shoferi i automjetit ndërkohë është ndaluar, njoftoi policia në platformën X. I arrestuari është një 53 vjeçar britanik dhe vjen nga zona e Liverpulit. Hetimet po vazhdojnë. Ende nuk është zbardhur sfondi i ngjarjes. Kjo ndodhi gjatë kohës që tifozëria festonte fitoren e klubit të futbollit FC Liverpul. Në rrjetet sociale u shpërndanë imazhe, që tregojnë ngjarjen.

Forca të shumta të shërbimit të urgjencës erdhën në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës North West komunikoi: “Po verifikojmë gjendjen dhe po punojmë bashkarisht me ekipet e tjera të emergjencës. Prioriteti ynë është, që njerëzit të marrin sa më parë ndihmën mjekësore, për të cilën kanë nevojë.

Ekipi i futbollit festonte fitoren
Ekipi i futbollit po udhëtonte në qytet me një autobus të hapur i brohoritur nga tifozët në një itinerar dhjetë maile mespërmes qytetit pas fitores së titullit kampion. Në këtë festë të fitores pritej të merrnin pjesë gati një milionë vetë. Në orën 18:00 sipas orës lokale policia mori njoftime për një aksident. Fillimisht bëhej fjalë prej këmbësorëve për një aksident. Televizioni Sky News citoi një dëshmitare okulare, që bënte fjalë për njerëz që bërtisnin. Një makinë kishte depërtuar mes turmës së njerëzve.

Kryeministri Starmer reagoi i shokuar
Kryeministri britanik Keir Starmer shkruajti në platformën X, se ngjarjet në Liverpul janë tronditëse. “Jam me mendje pranë të gjithë të plagosurve dhe të prekurve. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj kësaj ngjarjeje shokuese”, tha Starmer. Ministrja e Brendshme Yvette Cooper bëri fjalë për “skena vërtetë shokuese dhe të tmerrshme”.

Pas

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”

Para

EMRI/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Para
EMRI/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

EMRI/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.