11:25 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

17:20 | 27/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

Mjekët kardiopediatër japin alarmin se numri i fëmijëve me probleme kardiake si pasojë e konsumimit të pijeve energjike po rritet çdo ditë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Numila Kunesha, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet se ndërsa rritet numri i konsultave, nuk mungojnë as rastet e shtrimeve në spital.

“Shohim se është rritur numri dhe është ulur mosha e përdorimit të pijeve energjike. I shohim fëmijët që nga mosha 9–10 vjeç dhe, për më tepër, kemi raste të shtruara në spital si pasojë e dëmeve që këto pije shkaktojnë,” – deklaron mjekja Kunesha.

Sipas saj, pijet energjike janë të ndaluara për fëmijët dhe adoleshentët, pasi ndikimet negative në shëndet janë të shumta dhe serioze.

“Këto pije përmbajnë përqindje të lartë kafeine, më shumë se kafeja, dhe kjo çon në ankth, çrregullime të gjumit, nervozizëm. Së dyti, kanë shumë sheqer, çka nxit obezitetin, prishjen e dhëmbëve dhe shton rrezikun për diabet të tipit 2. Së treti, fëmijët paraqiten me probleme në zemër dhe tru: takikardi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje gjoksi, dhe në disa raste janë regjistruar edhe kriza epileptike,” – thotë mjekja Kunesha.

Ajo shton se shumë nga këto pasoja shëndetësore instalohen që në fëmijëri dhe lënë gjurmë për gjithë jetën ndërsa apeli i saj për prindërit është i qartë:

“Të flasin me fëmijët e tyre dhe t’i ndërgjegjësojnë për dëmet që pijet energjike shkaktojnë në shëndetin e tyre”.

Pas

Goditje politike për kryeministrin spanjoll, BE refuzon të shtojë gjuhën katalanase në listën zyrtare të Unionit

Para

“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e dekadës”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

Para
“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e dekadës”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e dekadës”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

 



Të Fundit

Brok takon Ramën: Urime, sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart

Bisedimet bërthamore Iran-SHBA, marrëveshja e gjerë mund të nënshkruhet në takimin e ardhshëm

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.