18:25 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Trump, sanksione të reja për Putin”/ “Wall Street Journal”: Goditje sektorit bankar për të pranuar armëpushimin

18:19 | 27/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Trump, sanksione të reja për Putin”/ “Wall Street Journal”: Goditje sektorit bankar për të pranuar armëpushimin

Durimit të Donald Trump me Vladimir Putin mund t’I ketë ardhur fundi.

Media amerikane Wall Street Journal shkruan se presidenti amerikan po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, pasi tha se Putin është çmendur, teksa Rusia sulmoi disa herë Ukrainën duke shkaktuar viktima të shumta.

Media amerikane shkruan se Trump po shqyrton sanksione në sektorin banker të Rusisë, me qëllim që t’I bëjë presion Putin, për të pranuar një armëpushim.

Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe Trump mund të tërhiqet nëse beson se mund të ketë një rezultat përmes kanaleve diplomatike.

Sipas Wall Street Journal, Trump i kishte rezistuar presionit për javë të tëra për të marrë masa më të ashpra, por tre faktorë kryesorë ndikuan në pikëpamjet e tij.

Së pari, mospëlqimi i tij për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili, sipas mendimit të Trump, dyshohet se po inkurajonte konflikt të mëtejshëm duke këmbëngulur për sanksione.

Së dyti, Trump besonte gjithashtu se sanksionet shtesë kundër Rusisë nuk do ta kufizonin aftësinë e saj për të vazhduar luftën, por do të pengonin përpjekjet për të rivendosur lidhjet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Së treti, Trump, duke menduar se e njihte Putinin, besoi se udhëheqësi rus do ta përfundonte luftën si një “favor personal”.

Qëndrimi I Putin për të mos arritur një kompromis duket se ka ndryshuar edhe pikëpamjen e Trump për homologun e tij, veçanërisht pas një telefonate javën e kaluar në të cilën Putin refuzoi të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi.

Pas

“Kemi marrë një listë kushtesh nga Ukraina”, i dërguari i posaçëm i Trump: Po presim të njëjtën gjë nga Rusia

Para

Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit, kryeministrja italiane: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngush me SHBA-në

Para
Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit, kryeministrja italiane: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngush me SHBA-në

Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit, kryeministrja italiane: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngush me SHBA-në

 



Të Fundit

Zyrtarizohet stadiumi, Serbia do të presë Shqipërinë më 11 tetor në Beograd

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

Tension para FSHF: Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së, përplasje me një person të sigurisë private

Shkëlqim Shehu kërkon rishqyrtimin e rezultatit në Tropojë, ja data kur do jepet vendimi nga Kolegji Zgjedhor

Asnjë shqiptar në listë, Maqedonia e Veriut shpërblen me pension disa sportistë

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.