16:24 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

18:46 | 27/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Mbi 27 mijë maturantë  po përgatiten për mbylljen e zyrtare të shkollës së mesme por edhe për orientimin e duhur drejt universiteteve. Matura Shtetërore është në prag. Të rinjtë po punojnë me testet model që ka publikuar Ministria e Arsimit në mënyrë që  maturantët të ambientohen me tezën dhe formatin e provimit. Ndërsa në fillim të qershorit kanë sfidën e vërtete, 4 provimet që mbyllin ciklit parauniversitar, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë profesionin e së ardhmes.

Gjatë një takimi më një grup maturantësh, Ministria e Arsimit i garantoi për zhvillimin e  një procesi të rregullt dhe të drejtë për të gjithë nxënësit.

“Testet model, që ne tashmë u bënë dy vite që i japim për nxënësit maturantë që në muajin janar, janë një mundësi shumë e mirë që të familjarizoheni me mënyrën e testit për katër provimet e maturës. Ajo që është e rëndësishme këtë vit është se fondin e pyetjeve e kemi të riorganizuar, sepse edhe mësuesit që janë përfshirë, hartuesit e tezave, i kanë riparë me shumë kujdes. Nga ana tjetër, sa i përket administratorëve të testimit, do të jenë mësuesit të cilët do të jenë në ambientet e përzgjedhura të testimit dhe do të jenë mbi 140 shkolla të cilat janë vendosur të jenë ambientet e testimit për provimet e maturës shtetërore. Janë të angazhuar më shumë se 640 vlerësues, pra mësues që do të korrigjojnë testet”.

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në

Ministria Manastirliu foli për ndryshimin e formatit të provimeve të Maturës ku  në një të ardhme të afërt sipas saj  pritet digjitalizimi i këtij procesi. Manastirliu i ka rekomanduar të rinjtë të ndjekin universitete shqiptare dhe ofertat e tyre.

“Mundësitë që janë sot në Shqipëri për të ndjekur një edukim cilësor janë shumë më të mëdha se ato që ishin dje. Sot universitetet tona janë lidhur me universitete prestigjioze europiane. Ne kemi Universitetin Bujqësor të Tiranës që është lidhur me Universitetin e Shkencave Natyrore, Boku në Vjenë dhe në krye të pak viteve do të jenë diplomat e unifikuara njësoj sikur të kesh studiuar në Vjenë, Austri. Ndërkohë kemi programe dyfishe dhe diploma të përbashkëta me universitete të huaja duke nisur që me universitetet e Italisë, ku programet e përbashkëta dhe diplomat dyfishe krijojnë mundësi që të kemi të njëjtat programe, me të njëjtat standarde dhe që diploma të njihet në të gjithë vendet”.

Provimet për maturantët nisin më 3 qershor më gjuhën e huaj, për të vijuar më 10 qershor më gjuhën shqipe dhe letërsinë. Një javë më pas është testi i matematikës më 17 qershor dhe më 24 provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.

Pas

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Para

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Para
PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.