06:41 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pellegrini para finales së Conference League: Chelsea është favorit, por ne jemi gati

14:48 | 28/05/2025
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pellegrini para finales së Conference League: Chelsea është favorit, por ne jemi gati

Manuel Pellegrini dhe Real Betis janë në prag të një prej ndeshjeve më historike për klubin spanjoll. Të mërkurën (sot, 28 maj) në orën 21:00 në qytetin polak të Wrocław zhvillohet finalja e Conference League mes Betisit dhe Chelseat, finalja e parë europiane në historinë e klubit andaluzian.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Betisit, Manuel Pellegrini pranoi se kundërshtari është favorit, por premtoi një paraqitje dinjitoze nga skuadra e tij.

“Chelsea është i rrezikshëm në gjithçka. Ata janë favoritët”, tha tekniku kilian, duke vlerësuar forcën e ‘Bluve’ londinezë.

Pellegrini gjithashtu foli për kolegun e tij në stolin kundërshtar, Enzo Maresca, i cili ka qenë lojtar nën drejtimin e tij te Malaga.
“E shihja që do të bëhej trajner. Fliste shumë, bënte shumë pyetje dhe kishte gjithmonë dëshirë të mësonte”, shtoi trajneri veteran.

Trajneri i Betisit iu bashkua edhe kritikës së Marescas për mungesën e kohës në dispozicion për përgatitjen e finales.

“Jam dakord me të, jo vetëm për këtë ndeshje, por në përgjithësi. Megjithatë, nuk do ta përdorim si justifikim. Ne jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë”, tha ai.

Duke folur për sfidën, Pellegrini u ndal edhe te aspekti emocional.

“Duhet të jemi vetvetja, si gjithmonë. Nëse luajmë në kushte të barabarta, mund ta fitojmë këtë ndeshje. Por nuk duhet të gabojmë nga motivimi i tepërt”, tregoi Pellegrini.

Finalja e sotme është një moment historik për Betisin dhe një tjetër provë e madhe për Pellegrinin, i cili synon të shkruajë një faqe të re në historinë e klubit andaluzian.

Pas

Pogradec, masat për administrimin e sezonit veror

Para

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Para
Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.