02:19 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

15:51 | 28/05/2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Banka Kombëtare Tregtare përuroi zyrtarisht më datë 27 maj, degën e saj historike në qytetin e Elbasanit, pas një procesi të plotë rinovimi dhe restaurimi që bashkon trashëgiminë e pasur kulturore me standardet më moderne të shërbimit bankar. Ndërtesa është dëshmi e pothuajse 100 viteve histori. Ajo është inauguruar në dhjetor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë”.

Në aktivitet morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtues të lartë dhe punonjës të bankës, prefekti dhe nën kryetari i bashkisë së Elbasanit, klientë individë dhe biznesi si dhe shumë partnerë të tjerë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se

“Kjo godinë e restauruar bukur dhe me kujdes, një simbol i shpirtit të qëndrueshmërisë së Elbasanit, tashmë është gati t’i shërbejë klientëve tanë në Elbasan me energji të reja. Ne kemi rikonceptuar dizajnin dhe modelin operacional, duke ndërthurur risitë e orientuara ndaj klientit me vlerat e palëkundura që na kanë udhëhequr prej një shekulli. Përkushtimi ynë ndaj besimit të klientit – një shtyllë themelore e sistemit bankar shqiptar – fuqizohet sot nga teknologjitë më të avancuara dhe arkitekturë e të dhënave të mëdha, një hap i guximshëm drejt qëndrueshmërisë dhe përsosmërisë. Kjo nismë vjen si pjesë e 100-vjetorit të themelimit të bankës, një moment historik për ne që po shënohet me projekte konkrete si rinovim të rrjetit të degëve kudo në Shqipëri si dhe restaurim të godinave historike si kjo e Elbasanit, Korçës e Vlorës dhe ajo e Durrësit e përfunduar në vitin 2023.

Në qendër të këtij transformimi qëndron Klienti. Modeli i ri operacional ofron një përvojë të re bankare, të ndërtuar mbi parimin e thjeshtësisë, komoditetit dhe efikasitetit. Hapësirat janë projektuar për të lehtësuar ndërveprimin dhe për të mundësuar një shërbim më të shpejtë, më të personalizuar dhe të orientuar drejt nevojave reale të klientëve tanë individë dhe biznese. Me teknologji të përparuar, staf të kualifikuar dhe ambiente mikpritëse, ne riafirmojmë angazhimin tonë për t’u qëndruar pranë klientëve në çdo hap të rrugëtimit të tyre financiar.

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Elbasanit dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike. Këto pemë simbolizojnë rrënjët e thella të bankës në shoqërinë shqiptare, si dhe përkushtimin për të kontribuar në një mjedis më të gjelbër për brezat që vijnë”.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Falë performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksioneri i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

Pas

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

Para

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

Para
Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.