“Jeta nuk është vetëm parlament ka plot hapësira të tjera” , thotë Edmond Spaho.
Të tjerë demokratë që u larguan për të krijuar familjet e tyre politike, e shohin si parlamentin e ri produkt të pazarit Rama-Berisha.
Enkelejd Alibeaj, thotë se largohet me kokën lartë.
“E rëndësishme është se si del, dhe unë dal me kokën lartë. Ata që mbeten këtu janë pazarxhinjtë, kështu e gatuan, bashkë e gatuan, ia arritën qëllimit ta pranojnë këtë. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia” u shpreh Alibeaj.
Për pazar flet edhe deputetja Merita Bakiu, ndër të paktat mbështetëse që i mbetën Lulzim Bashës dhe Euroatlantikëve.
“Pakti Rama-Berisha i la demokratët në rrugë”, tha Bakiu
Situata është shumë më ndryshe për Monika Kryemadhin, e cila në këto zgjedhje nuk garoi vetë, por fushatë bëri për ish-bashkëshortin, Ilir Metën që kandidoi nga burgu dhe humbi.
Nuk shoh ndonjë përgjegjësi për humbjen e mandatit të Metës, sepse nuk kam qenë drejtuese e fushatës së tij. Kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën. Nuk kam asnjë lloj keqardhje që s’do jem në Parlament, sepse karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës dhe e askujt, por është e lëvizshme dhe vijon të lëvizë.”, përfundoi Kryemadhi.