18:20 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

17:38 | 29/05/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës më 29 maj anuloi ligjet për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse në Republikën Srpska  (RS) për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e funksionimit të institucioneve jokushtetuese të Bonjës, si dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të RS-së.

Kushtetuesja gjithashtu anuloi ndryshimet në Kodin Penal të këtij entiteti në Bosnje, me të cilat ishte përcaktuar një vepër e re penale: “mosrespektimi ose moszbatimi i vendimeve të institucioneve apo organeve të RS-së”.

Kuvendi Popullor i RS-së kishte miratuar një ligj që synonte të kontrollonte punën e organizatave joqeveritare, por Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vlerësoi se ai ishte “pothuajse identik në përmbajtje” me Ligjin për agjentët e huaj në Rusi, të cilin e ka kundërshtuar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës në vendimin e saj konstatoi se kategoritë “organizata jofitimprurëse”, “agjentë të huaj” dhe “veprimtari dhe aktivitete politike” janë formuluar tepër gjerësisht.

 

 

“Kjo u mundëson autoriteteve publike që çdo aktivitet të organizatave të shoqërisë civile ta cilësojnë si të ndaluar dhe ta sanksionojnë”, theksoi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, duke shtuar se si sanksione janë paraparë ndalimi i veprimtarisë dhe përgjegjësia penale e personave përgjegjës.

Prokurorial të Bosnjës, Ligjit për Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), Ligjit për Gjykatën e Bosnjës dhe Ligjit për Prokurorinë e Bosnjës. Edhe ky ligj u shpall i pavlefshëm.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës deklaroi se “kthimi” i kompetencave te entitetet, të cilat më parë janë përcaktuar si kompetenca të nivelit shtetëror të Bosnje e Hercegovinës, “nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës”, por theksoi se “për këtë çështje ka kompetencë ekskluzive Kuvendi i Bosnje e Hercegovinës”.

Gjykata theksoi se me atë ligj “de facto dhe de jure mohohet sovraniteti i shtetit të Bosnje e Hercegovinës në një pjesë të territorit të saj dhe kompetencat në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.

Për shkak të miratimit të atij ligji, Prokuroria e Bosnjës ka hapur një hetim ndaj udhëheqjes së entitetit të RS-së për minim të rendit kushtetues të Bosnjës, dhe ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për shkak të mosparaqitjes në Gjykatën e Bosnjës, ndërsa u janë shqiptuar edhe sanksione ndërkombëtare.

“Së fundi, me dispozitën e kontestuar vendoset një supremaci e vendimeve të entitetit RS-së mbi vendimet e organeve dhe institucioneve shtetërore, të cilat në rendin juridik në aspektin e hierarkisë janë mbi organet e entitetit, dhe rregullohet çështja e sjelljes së personave të punësuar në institucionet e Bosnjës, çka është kompetencë ekskluzive e nivelit shtetëror”, u tha në vendimin e Gjykatës, që anuloi këto ndryshime ligjore

Dodik u shpall fajtor në shkurt për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, si dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidti i kishte anuluar më parë.

Pas

Vjehrra denoncon zhdukjen e nuses së djalit në polici,17-vjeçarja u largua dhe nuk u kthye më

Para

Armëpushimi në Gaza/ Izraeli pranon propozimin e ri të Witkoff. Dokumenti po shqyrtohet nga Hamas

Para
Armëpushimi në Gaza/ Izraeli pranon propozimin e ri të Witkoff. Dokumenti po shqyrtohet nga Hamas

Armëpushimi në Gaza/ Izraeli pranon propozimin e ri të Witkoff. Dokumenti po shqyrtohet nga Hamas

 



Të Fundit

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

I dënuar për krime kundër njerëzimit, ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç kërkon lirimin nga burgu!

Elbasan, 3 automjete përfshihen në aksident rrugor. Raportohet për disa të plagosur

Ankimimet e PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet, KAS shtyn seancat e shqyrtimit

Albin Kurti refuzon çdo emër tjetër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës: Ne e kemi dhënë propozimin tonë

Jurgen Çika – Kampion i Ringut, Frymëzim i Së Ardhmes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.