05:29 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Presidenti kolumbian akuza shqiptarit! Gustavo Petro denoncon klanin e drejtuar nga Dritan Gjika: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

19:30 | 29/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti kolumbian akuza shqiptarit! Gustavo Petro denoncon klanin e drejtuar nga Dritan Gjika: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, akuzon kreun e mafies shqiptare të drogës në Ekuador, Dritan Gjika, se ka tentuar ta vrasë.

Në një postim në platformën “X”, kreu i Kolumbisë shkruan se rrjeti mafioz, i udhëhequr nga Gjika, kontrollon një grup të madh kriminal, përfshirë prokurorë, zyrtarë të inteligjencës dhe portin strategjik të Buenaventura-s në Kolumbi.

Ai shkon edhe më tej, teksa e lidh këtë grup me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në vitin 2022, ngjarje që tronditi rajonin.

“Kjo quhet bordi i narkotrafikut, me seli në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventura-s. Janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të fshehin autorët intelektualë të vrasjes brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin, por pa sukses”, shkruan Petro.

Dritan Gjika, kreu i mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, është arrestuar në 26 Maj në Abu Dhabi, për llogari të Ekuadorit.

47-vjeçari Dritan Gjika kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit.

Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).

Pak ditë më parë, edhe Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, akuzoi mafian shqiptare në Ekuador se kishte tentuar të kryente sulme terroriste në Venezuelë, ditën e zgjedhjeve, më 25 maj. Sipas tij, shqiptarët, që kontrollonin grupet mafioze në Ekuador, kishin dërguar mercenarë për akte terroriste me bomba në Venezuelë, por ishin kapur.

Pas

Kryeministri hungarez lavdëron Trump në konferencën ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, Orban: I ka kthyer botës shpresën pë një jetë normale

Para

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

Para
Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.