Nëntë kilogramë kokainë të fshehura në makinë çuan në pranga një 23-vjeçar shqiptar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë. Ishte një operacion që u realizua nga zyrtarët doganorë zviceranë në pikën kufitare San Pietro di Stabio.
Arrestimi u njoftua në një njoftim për shtyp të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, policia kantonale dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare të Zvicrës (UDSC).
Akuza penale kundër tij është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. Hetimi është koordinuar nga Prokurorja Publike Petra Canonica Alexakis.