01:45 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

20:42 | 30/05/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Europian kanë sjellë pasoja financiare. Mbi 613 milionë euro konsiderohet se është vlera e projekteve që janë pezulluar, ndërsa mbi 7 milionë janë humbur tërësisht. Heqja e graduale e masave është paralajmëruar nga Kaja Kallas por nuk është sqaruar se kur ato do të hiqen tërësisht.

Prej dy vitesh Kosova është nën masat ndëshkuese të Bashkimit Europian. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme Kaja Kallas paralajmëroi heqjen graduale të tyre duke kushtëzuar me situatën në terren në veri.

Bashkimi Europian nuk ka sqaruar se cilat masa kanë filluar të hiqen fillimisht apo se kur ato do të hiqen plotësisht.

Mirëpo, ajo çfarë dihet janë pasojat financiare të këtyre masave ku disa prej projekteve të cilat kanë qenë të planifikuara të realizohen janë pezulluar ndërsa disa të tjera kanë humbur në tërësi.

 “Vlera totale e këtyre projekteve është 613.4 milionë euro. 7.1 milionë euro nga kjo vlerë kanë humbur në tërësi kjo si rezultat i kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara. Këto masa kanë ndikuar direkt në zbatimin e projekteve që financohen nga fondet IPA në vlerë prej 218 milionë euro dhe ËBIF në vlerë prej 395.5 milionë euro”, tha Adelina Rukolli nga Instituti GAP.

Nga fondet IPA janë ndikuar marrëveshjet e nënshkruara nga vitit 2020, 2021 dhe 2022 dhe një marrëveshje e paproceduar që është e vitit 2024.

Ndërsa nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) janë bllokuar tetë aplikime për grante dhe kredi. Dy prej tyre gjatë vitit 2023 dhe gjashtë të tjera gjatë vitit 2024.

“Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro”, theksoi Rukolli

Humbësit më të mëdhenj konsiderohen qytetarët pasi ka projekte që përfshirjen e shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza apo edhe të ngrohtores.

Masat ndëshkuese u vendosen pas trazirave në katër komunat e veriut ku serbët kundërshtonin vendimin që kryetarët shqiptarë të hynin në objektet komunale.

Pas

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Para

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Para
FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.