14:21 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri cigare dhe produkte ushqimore, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:07 | 31/05/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri cigare dhe produkte ushqimore, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

Kapshticë, Korçë

Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore, kapet në flagrancë dhe arrestohet 48-vjeçari.

Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”.

Mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

Para

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

Para
Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

 



Të Fundit

Vrasja e Artan Cukut! Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Levin

Presidentja Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut, nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda

Britania përgatitet për luftë, raporti: Londra do pajiset me 12 nëndetëse luftarake

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

Kurbin/ Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi

U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje në Meksikë

Ngordhin tre krerë, vendoset në karantinë ferma e bagëtive në Postribë

Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Rikthehen fëmijët që i dolën analizat negative! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

Kosova në prag të zgjedhjeve, Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.