00:47 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

14:20 | 01/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 persona të arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të armëve. Me kërkesë të Prokurorisë, trupa gjykuese miratoi vendosjen në paraburgim për shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin shpjegime përpara trupit gjykues. Ndërkohë, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin duke pretenduar se arrestimi është kryer në kundërshtim me ligjin dhe ka kërkuar që të konsiderohet i paligjshëm.

Avokatët kanë ngritur shqetësime për përdorimin e të ashtuquajturave “blerje të stimuluara”, duke pretenduar se policia ka provokuar të arrestuarit drejt veprimeve të kundërligjshme. Një tjetër pikë e theksuar nga mbrojtja ishte kërkesa për akt-ekspertizën e armëve të sekuestruara, për të verifikuar nëse ato ishin apo jo funksionale.

 

 

Nga ana tjetër, Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë ekspertiza të mëparshme që lidhen me armët e kapura gjatë ndalimit të shtetasve Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, ku rezulton se një prej armëve ka qenë jashtë funksioni. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e rendit çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armatimi dhe sende të tjera:

14 armë zjarri, përfshirë 12 pistoleta (një me silenciator) dhe 2 automatikë, 2077 fara kanabisi, Municion luftarak dhe krehra, 3 automjete, 8 telefona celularë. Hetimet mbi këtë rrjet të dyshuar kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut të armëve dhe përfshirjen e personave të tjerë të mundshëm.

Pas

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Para

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Para
Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.