04:50 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

14:09 | 03/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Rusia të “hakmerret ndjeshëm” kundër Ukrainës në përgjigje të sulmit me dron që shkatërroi rreth 20 avionë strategjikë rusë. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët amerikanë, të cituar nga New York Times. Inteligjenca amerikane – shkruan gazeta amerikane – nuk ka identifikuar ende se çfarë mund të godasë Rusia, por zyrtarët besojnë se Moska mund të rifillojë sulmet me dron kundër objektivave civile, të godasë rrjetin energjetik ose të lëshojë valë të reja raketash balistike me rreze të mesme veprimi.

Të njëjtën pritshmëri kanë edhe zyrtarët dhe ekspertët gjerman. Në prononcimet për mediat në Gjermani, ata theksojnë se, Përgjigja ruse me siguri do të jetë me raketa balistike, raketa kruiz dhe dronë. Objektivat janë të paqarta, por duket se Kievi do të jetë në fokus. Gjithashtu, nuk është e pamundur që ata të shpërthejnë një tjetër “Oreshnik” (një raketë me rreze të mesme veprimi, red.) me një kokë betoni – për të treguar se ata, në parim, janë të aftë të dërgojnë një raketë me majë bërthamore në Ukrainë. Prandaj, do të ketë një përgjigje, dhe do të jetë masive – por, pavarësisht fushatave ruse të dezinformimit, nuk do të jetë bërthamore.

Sakaq, bëhet e ditur se sulmet ukrainase shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të mëdha të territorit të kontrolluar nga Rusia në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson në jug të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, thanë të martën zyrtarë të instaluar nga Rusia. Zyrtarët thanë se nuk kishte efekt në operacionet në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – objekti më i madh bërthamor në Evropë, i cili u pushtua nga Rusia në javët pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022. Zyrtarët rusë që drejtojnë centralin thanë se nivelet e rrezatimit ishin normale në objekt, i cili funksionon në modalitetin e mbylljes dhe nuk prodhon energji për momentin.

Pas

Kurbin/ Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi

Para

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Para
Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.