00:35 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

17:53 | 03/06/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri dhe anëtare e Partisë Socialdemokrate në Kosovë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shahini deklaroi se vendimi i saj vjen si pjesë e një “përpjekjeje të re” për ndryshimin e drejtimit të zhvillimit të kryeqytetit, të cilin ajo e përshkroi si të dominuar nga betoni, i papastër dhe me mungesë të theksuar të hapësirave të gjelbërta.

“Para katër viteve jam kthyer të jetoj nga Tirana në një qytet që ka potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillim e vet. Është një qytet krejtësisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër”, u shpreh Shahini në një videomesazh të publikuar bashkë me njoftimin.

Ajo bëri thirrje për një “ndryshim radikal” në mënyrën e menaxhimit të Prishtinës dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje për transformim.

Shahini ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe politikave publike, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon. Ajo ka shërbyer si ministre dhe zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë dhe është angazhuar për vite me radhë në kërkim dhe avokim në fushën e arsimit dhe integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor dhe në Kaukazin Jugor.

Pas

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

Para

Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

Para
Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.