01:40 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Po na bombardojnë vazhdimisht!” Rusia avancon në Sumy, Zelenski ndryshon kupolën ushtarake

10:55 | 04/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po na bombardojnë vazhdimisht!” Rusia avancon në Sumy, Zelenski ndryshon kupolën ushtarake

Forcat ruse kanë zgjeruar vijën e frontit në rajonin verior të Sumy-t të Ukrainës. Alarmin e kanë ngritur zyrtarët ushtarak në Ukrainë. Reagimi vjen një ditë pasi Moska njoftoi se mori një fshat tjetër duke e afruar kryeqytetin e rajonit në rrezen e veprimit të dronëve të vijës së frontit.

Përparimi drejt qytetit të Sumy-t vjen ndërsa Kievi tregoi aftësinë e tij për të vazhduar luftimet duke kryer një seri sulmesh në ditët e fundit, duke goditur bombarduesit strategjikë rusë dhe Urën e Krimesë. Kievi tha se sulmi i artilerisë ruse në qytetin e Sumy-t vrau katër persona dhe plagosi 28 të tjerë. Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Sumy-t, i cili shtrihet në veri të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, mbajti një takim të martën për të diskutuar strategjinë e mbrojtjes së rajonit. “Situata në zonën kufitare të rajonit Sumy mbetet komplekse, dinamike, por e kontrollueshme”, tha kreu i administratës ushtarake, Oleh Hryhorov.

“Ushtria ruse po bombardon vazhdimisht fshatrat kufitare, duke goditur ndërtesa banimi, ferma dhe objekte të infrastrukturës civile.”

Përparimi i dyfishtë me luftime të ashpra në vijën e parë dhe sulme me raketa dhe dronë në Sumy pengon aftësitë mbrojtëse të Ukrainës përgjatë rajonit juglindor të Donbasit, të cilin Moska po kërkon kontroll të plotë, thonë analistët ushtarakë.

Sakaq, ndryshime të rëndësishme po ndodhin në kupolën drejtuese të ushtrisë së Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka bërë ndryshime në krye të udhëheqjes ushtarake. Ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Mykhailo Drapatyy, është liruar nga detyrat organizative si mobilizimi, stërvitja dhe përgatitja e rekrutëve, tha Zelenskyy në video-mesazhin e tij në mbrëmje. Shkarkimi vjen si rrjedhojë e një sulmi fatal me raketa ruse në një zonë stërvitore ushtarake në rajonin e Dnipropetrovsk.

Politikisht, Zelenskyy bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë pas sulmit me raketa ruse në Sumy, i cili vrau katër civilë dhe plagosi rreth 30 të tjerë. Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin nuk do t’i ndryshojë taktikat e tij nëse nuk vihet nën një presion më të madh, tha ukrainasi.

Pas

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Mbërrijnë në Shqipëri Astrit Prenga dhe vëllai i Gëzim Shullanit, do merren në pyetje nga policia britanike

Para

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

Para
“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

"Nuk do ketë kurrë grusht shteti", Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.