10:32 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

13:14 | 04/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar pas miratimit të raportit të fundit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Europian, duke falënderuar raportuesin Andreas Schieder për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të vendit.

“Faleminderit Raportuesit të Parlamentit Europian, Andreas Schieder, për raportin mbi Shqipërinë të sapo miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFETT)” shkruan Balla në një reagim publik.

Raporti thekson përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe vlerëson progresin e bërë deri tani, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e vijimit me ritëm të reformave, sidomos në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e modelit ekonomik dhe social.

 

Në deklaratën e tij, raportuesi Andreas Schieder u shpreh:

 

“Shqipëria mund të quhet me krenari një ‘udhëheqëse’ ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo, pjesërisht falë mbështetjes së gjerë nga popullsia shqiptare. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Duhet të theksohet nevoja për të zgjeruar modelin ekonomik, për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë.”

Raporti do të paraqitet për votim në një seancë të ardhshme plenare të Parlamentit Europian, duke shënuar një tjetër moment kyç për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Pas

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Para

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Para
Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

 



Të Fundit

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

Shkuan për koncert, dy këngëtarët e njohur grekë bllokohen në Izrael! Në ankth kërkojnë kthimin në Kajro

Afera Partizani/ Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje

Vihet në pranga një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis, në qytetin e Vlorës.

Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.