05:14 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

14:11 | 04/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë duke përcaktuar datën 1 janar 2026 si afatin e planifikuar për adoptimin e monedhës së përbashkët evropiane. Vendimi u mor më 4 qershor dhe vjen pas një vlerësimi pozitiv nga Komisioni se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që nevojiten për hyrjen në eurozonë. Këto kritere përfshijnë stabilitetin e çmimeve, pozitat e shëndosha fiskale, qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit dhe normat e interesit afatgjatë në nivel të krahasueshëm me vendet e eurozonës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian duke nënvizuar rëndësinë politike dhe ekonomike të këtij hapi për Bullgarinë. Në të njëjtën ditë pritet që edhe Banka Qendrore Evropiane të publikojë vlerësimin e saj lidhur me përgatitjet e Bullgarisë për adoptimin e euros dhe zyrtarët bullgarë janë optimistë se edhe ky institucion do të japë një opinion pozitiv.

Vendimi përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë do të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian i cili do të bazohet në vlerësimet e Komisionit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane si dhe në diskutimet që do të zhvillohen në kuadër të Eurogrupit dhe Këshillit Evropian. Edhe pse përdorimi i euros ishte ndër objektivat e anëtarësimit të Bullgarisë në BE rrugëtimi drejt adoptimit të saj është vonuar për shkak të sfidave të brendshme si bllokadat politike shtatë zgjedhjet parlamentare brenda katër vitesh, moszbatimi i disa reformave kyçe dhe shqetësimet për inflacionin dhe pastrimin e parave.

Megjithatë njoftimi i sotëm përbën hapin e dytë të rëndësishëm të Bullgarisë drejt integrimit të plotë evropian brenda një viti pasi në janar të këtij viti vendi u bë anëtar me të drejta të plota i zonës Shengen duke hapur kufijtë tokësorë me Greqinë dhe Rumaninë. Adopimi i euros në vitin 2026 do të shënojë një etapë historike për Bullgarinë duke e afruar më shumë me strukturat ekonomike dhe politike të bllokut evropian.

Pas

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Para

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Para
Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.