23:55 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

17:06 | 04/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin Michael Gahler, drejtues i Misionit të Vëzhgimit të Parlamentit Europian për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri dhe koordinator i EPP në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Berisha falënderoi z. Gahler për përkushtimin ndaj zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe për drejtimin objektiv të misionit të PE, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një farsë elektorale. Ai ngriti shqetësimin për situatën alarmante gjatë zgjedhjeve, ku liderët opozitarë u përballën me ndjekje penale të montuara, dhe denoncoi shpërdorimin masiv të burimeve publike për blerje votash.

Sipas opozitës, zgjedhjet u deformuan edhe nga përfshirja e grupeve kriminale, të cilat mbështetën kandidatë të Partisë Socialiste në disa qarqe. Berisha akuzoi qeverinë për bashkëpunim me rrjete kriminale që kontrollojnë portet, hekurudhat dhe pastrimin e parave përmes ndërtimit informal.

Një tjetër çështje kritike ishte manipulimi i votës së diasporës, ku sipas PD, është shkelur e drejta kushtetuese e qytetarëve jashtë vendit për të votuar.

Berisha theksoi se rezultati zgjedhor nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve dhe paralajmëroi vazhdimin e betejës për transparencë e drejtësi, përmes dokumentimit të provave që do i përcillen institucioneve europiane.

Eurodeputeti Gahler garantoi se do të ndjekë me prioritet situatën në Shqipëri dhe do të mbështesë çdo përpjekje për përmbushjen e standardeve demokratike dhe kritereve të anëtarësimit në BE.

Në takim morën pjesë edhe Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku.

Pas

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Para

Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

Para
Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.